E  K O N O M I A 

“Qytetarë të shëndetshëm janë vlera më e madhe që ndonjë komb mund ta ketë”, kishte thënë Winston Churchill. Kjo thënie nga ish-kryeministri britanik duket se shërben si një inspirim, jo vetëm për lidershipin vendës, por edhe për gjeneratat e reja në vendin më të ri dhe me popullatën më të re në Evropë, Kosovën.


Me gjithë vështirësitë, që është përballur vendi në sundimin e së drejtës  dhe papunësinë relativisht të lartë, sidomos tek të rinjtë, Kosova, posedon të gjitha resurset ekonomike dhe kapacitetet për të qenë një shtet i zhvilluar me standardet më të larta evropiane dhe ndërkombëtare. Nga shumë indikatorë ekonomik, dy mund të jenë determinues, që vendi i ri dhe me popullatën e re në Evropë mund të ketë një zhvillim të shpejtë dhe një të ardhme të begatshme për të gjithë qytetarët e saj.

 

E para: analizat më serioze të trendëve globale japin parashikimet e tyre se deri në vitin 2030 shumica e vendeve të rajonit, Evropa, Rusia dhe Japonia, me përjashtim të Kosovës do të kenë popullsi relativisht të vjetër dhe kjo mund të shihet një përparësi dhe mundësi shumë e madhe për vendin dhe qytetarët e saj.

Faktori tjetër, që do të mund të ndikojë në këtë drejtim është edhe fuqizimi i individit/edukimit të tij nëpërmjet mjeteve të komunikimit dhe ndikimi i këtyre në zhvillimin e shpejtë, në veçanti të vendeve në zhvillim. Në Kosovë, llogaritet se mbi 70 për qind të ekonomive familjare mbulohen me internet dhe kjo mund të shihet si një përparësi jashtëzakonisht e madhe.

 

Analiza e mësipërme është thjeshtë një shikim i Kosovës nga perspektiva e zhvillimeve në trendin botërorë dhe mundësitë që ajo mund të ketë, pa përfshirë indikatorët, zhvillimin dhe potencialet e që ofrohen nga brenda. Në nivelin e brendshëm, ekonomia e Kosovës ka shënuar një rritje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme.

Që nga viti 2008, kur vendi shpalli pavarësinë e tij llogaritet se Kosova ka shënuar një rritje ekonomike vjetore rreth 3,4 për qind. Sipas Institutit të Vjenës për Studime Ndërkombëtare Ekonomike Kosova ishte vendi i dytë me rritjen më të madhe ekonomike në Evropë për vitin 2017, përderisa  parashikimet e Bankës Botërore tregojnë për një rritje në vlerën prej gati 5 për qind gjatë dy viteve të ardhshme, respektivisht 2017 dhe 2018.

 

Përparësi tjetër e Kosovës në krahasim me vendet e tjera të rajonit shihet edhe niveli i ulët i borxhit publik, i cili llogaritet të jetë diku rreth 18 për qind e GDP-së së Përgjithshme. GDP  e Përgjithshme e Kosovës vlerësohet mbi 18 miliardë dollarë amerikan me një rritje vjetore rreth 1 miliardë dollarë, ndërsa GDP për kokë banori (PPP) sipas statistikave të vitit 2016 llogaritet të jetë rreth 10 mijë dollarë amerikan.
 

Me një ekonomi, që mbështetet në tregun ndërkombëtarë, sistem të përshtatshëm  tatimor, burimet e shumta natyrore, regjistrimin e shpejtë dhe të lehtë të bizneseve, ligjin modern për Investime Strategjike, popullsinë e re dhe mjaftë mirë të kualifikuar, kushtet e volitshme klimatike me mbi 250 ditë me diell gjatë vitit, infrastrukturën e re dhe me qasjen më të shpejtë dhe më të leverdishme në Detin Adriatik, tregun rajonal të CEFTA-së, atë të Bashkimit Evropian, ShBA-së, Japonisë e Norvegjisë dhe përparësitë e tjera, Kosova vlerësohet një mjedis atraktiv dhe i favorshëm për investitorët e huaj dhe ndër më konkurruesit në rajon.

Për kompanitë, që kërkojnë të investojnë në vendin me shportën më të ulët dhe pagën mesatare më të ulët në rajon, me qasje të lehtë në tregun e BE-së,  CEFTA-s, ShBA-së, Japonisë dhe Norvegjisë, Kosova pa dyshim paraqet një mundësi jashtëzakonisht atraktive. Një investitor i huaj mund të regjistrojë biznesin e tij vetëm për 2 ditë, falas dhe me zero kapital çarter (për SHPK-të).

 

Kredibiliteti i përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë është i dëshmuar edhe nga Institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

 

Në raportin e Bankës Botërore për të Bërit Biznes 2018, konfirmohet progresi substancial i Kosovës i bërë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe i njëjti raport e vendos Kosovën në vendin e 40 në botë, nga 190 vende të përfshira në të. Veç kësaj, Kosova vlerësohet si vendi i vetëm evropian në mesin e 10 reformatorëve brenda periudhës një vjeçare të vlerësimit.

 

Aktualisht TVSH-ja është 8 për qind për produktet bazë (shërbimet dhe shporta e ushqimit), ndërsa 18 për qind për produktet e tjera. Tatimi mbi të ardhurat e Korporatës është 10 për qind, ai mbi dividendë zero për qind, ndërsa tatimi mbi të ardhura personale është progresiv, duke arritur një maksimum në 10 për qind.

 

Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Kosovës vlera e Investimeve të Huaja Direkte nga viti 2007 deri më tash arrin shumën në vlerën mbi 3 miliardë Euro. Partnerët kryesorë tregtarë të Kosovës mbeten vendet e rajonit, por edhe ato të Bashkimit Evropian. Në vitin 2014 afërsisht 60 për qind e importeve është llogaritur që të vijnë nga shtetet e Bashkimit Evopian.

 

Përdorimi zyrtarë i monedhës në Kosovë është EURO, dhe kjo duket se ka ndihmuar edhe në shmangien e inflacionit.

 

Llogaritet se nga viti 2003 deri në vitin 2015 janë regjistruar mbi 5 mijë biznese ndërkombëtare në Kosovë, ndërsa investimet e tyre fokusohen në sektorin e tregtisë, atë financiar,  energjisë, infrastrukturës, hotelerisë, turizmit dhe ndërtimit.

 

Me gjithë se një vend i vogël, pasuria nëntokësore e Kosovës është vlerësuar të jetë qindra miliarda dollarë. Studimet kanë treguar se ajo është jashtëzakonisht e pasur me linjit dhe vlerësohet të ketë mbi 12 miliardë tonë rezerva, duke u renditur në vendin e pestë në botë.  Ekzistojnë rezerva të mëdha edhe të plumbit, zinkut, argjendtit, arit, nikelit, kromit, boksiteve, aluminiumit, magnezitit dhe të pasurive të tjera.

 

Politika e reja fiskale të miratuara më herët, por edhe masat e reja të ndërmarra nga Qeveria aktuale për lirim nga tatimi i akcizës dhe tatimi doganor për të gjithë prodhuesit që importojnë vet apo përmes kontraktuesit, për shtyrje të TVSH-së për lëndën e parë, që përdoret në proces prodhimi janë vlerësuar si vendime, të cilat do ta fuqizojnë edhe më shumë sektorin privat dhe në përgjithësi ekonominë e Kosovës. Miratimi i Ligjit tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm për Investimet Strategjike shihet si një mundësi e madhe për sjelljen e IHD-ve në vend.

Statistika të Ekonomisë

5k

 

Biznese Ndërkombëtare

3.4%

 

Rritje Ekonomike Vjetore

12mil ton

 

Pasuri Nëntokësore

SEKTORËT MË ATRAKTIV PËR INVESTIME NË KOSOVË, SIPAS AGJENCISË PËR INVESTIME DHE PËRKRAHJEN E NDËRMARRJEVE (KIESA) JANË:

Teknologjia Informative dhe Komunikimi (ICT)

 

Teknologjia e informacionit dhe komunikimit ose (TIK) (anglisht: Information and communications technology) është përdorur shpesh si një sinonim i zgjeruar ose si një term ombrellë për teknologjinë e informacionit (TI), por është një term më specifike (p.sh. më i gjerë në fushëveprim) që thekson rolin e komunikimit të unifikuar, dhe integrimin e telekomunikacionit (linjat telefonike dhe sinjalet wireless), kompjuterët gjithashtu si softuerë të nevojshëm të sipërmarrjes, middleware, depo (magazinimi), dhe sistemet audio-vizuale, të cilat mundësojnë përdoruesve për qasje, ruajtje, transmetim, dhe manipulim të informacionit.

Përpunimi dhe paketimi i ushqimit


Paketimi dhe etiketimi përdoren gjithashtu nga shitësit me qëllim të inkurajimit të blerësve potencial në blerjen e produktit. Komunikimet e marketingut shërbejnë si dizajn i reflektimit të mesazhit të  brendit dhe identitetit.

Minierat dhe përpunimi i metaleve

 

Trepça është një minierë e lashtë plumbi, zinku,argjendi, kristaleve dhe mineraleve të ndryshme në Kosovë, gjegjësisht në komunën e Mitrovicës.

Energjia


Energjia elektrike në Kosovë mbështetet kryesisht në energjinë e prodhuar nga termocentralet (97%)[1] dhe ky sektor konsiderohet si një nga sektorët me potencialin më të madh për zhvillim. Problemet e trashëguara pas lufte në Kosovë dhe periudha e tranzicionit kanë pasur një ndikim të madh në këtë sektor. Rregullimi I aktiviteteve në sektorin e energjisë në Kosovë është përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Rol të rëndësishëm në sektorin e energjisë ka edhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZhE), që ka përgjegjësi në çështje që kanë të bëjnë me energjinë. MZhE përgatit legjislacionin, draftstrategjitë dhe projektet.

Tekstili dhe përpunimi i lëkurës


Sektori i tekstilit edhe pse ne te kaluarën ka qene një ndër sektorët prioritar menjëherë pas sektorit te minierave dhe mineraleve  pas viteve te 90 ky sektorë ka shënuar ramje drastike dhe ka humbur tregjet te cilat i kishte para këtyre viteve e qe nënkupton se nuk janë konkurrente me kompanitë e vendeve te rajonit. Një pjese e madhe e kompanive nga ky sektor  janë te formuara nga punëtoret ish kompanitë shtetërorë dhe atë te madhësisë mikro dhe te vogla ashtu qe orientimi i tyre është plotësimi i kërkesave te konsumatorëve vendore.  2017/12/7caf0988-5bc9-4f9b-a7f4-bce9d3733f33.pdf

Përpunimi i drurit


Punimi i drurit konsiderohet si një nga sektorët më strategjike me potencial të madh për rritje. Vëllimi total i tokës pyjore publike dhe private vlerësohet të jetë rreth 53 milion m³. Të dhënat statistikore tregojnë se 75% e kompanive të përpunimit të drurit prodhojnë produkte finale; 18% prodhojnë produkte të ndërmjetme (gjysmë-finale), dhe 10% prodhojnë lëndën e parë. Shumica e kompanive të përpunimit të drurit kanë pasur tregues pozitiv në vitet e fundit (rritje pozitive në qarkullim, prodhim me vlerë të shtuar, rritje në numrin e të punësuarve, rritje në eksport).

Turizmi

 
Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga populsia e vet për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim.


Galeria

  • 1.2 Autostrada Arben Xhaferi.jpg
  • 1.4 Ne punishte.JPG
  • 64.5.jpg
  • 7.5.jpg
  • 7.9 Bjeshket e Shkrelit.jpg
  • 7.30 Rajon i Pejes.JPG
  • 10.10 Fshati Busavate, Komuna e Kamenices. Shkurt 2017..jpg
  • 19.7 Kultivimi i Mjatit ne territorin e  De+ºanit.jpg