BREZOVICA


Lokacioni: juglindje të Kosovës.

Qendra e skijimit Brezovica njihet si një nga bukuritë natyrore dhe destinacionet më të mira për turizëm. Vend ideal për skijim gjatë dimrit dhe ngjitje gjatë verës.

Brezovica ofron mesatarisht 128 ditë në vit mundësi për skijim.

Mediat e huaja për Brezovicën:

The Guardian: “Brezovica vlerësohet si një ndër bjeshkët më të mira në Ballkan”.

The New York Times: “Brezovica mund të jetë perla e Ballkanit”.

SHPELLA E GADIMES​​​​​​​


Lokacioni: qendër të Kosovës

Shpella e mermertë apo siç njihet shpella e Gadimes, është zbuluar në vitin 1969.

Konsiderohet si një ndër shpellat më të famshme në Evropë.

E vjetër 80 milion vjet.

Karakteristikat kryesore të shpellës janë: stalagmitet, stalaktitet dhe aragonitet.

Deri më tani, në dispozicion për t’u vizituar janë 800 metra të shpellës.

Varësisht nga sezoni, temperatura brenda shpellës ndryshon nga 8 deri në 13 gradë celsius.

UJËVARA E MIRUSHËS​​​​​​​


Lokacioni: qendër të Kosovës

Ujëvara e Mirushës është shpallur monument natyror i rëndësisë së veçantë.

Një vend i përshtatshëm për relaksim, ngjitje dhe ecje nëpër ujëvara.

Kjo ujëvarë përbëhet nga kanione dhe shpella.

Rrjedha e lumit ka gdhendur rreth 10 kilometra kanion, duke krijuar 13 liqene me ujëvara midis tyre.

Ujëvara më e lartë është 22 metra.


​​​​​​​

RUGOVA


Lokacioni: perëndim të Kosovës

Bjeshkët e Rugovës njihen edhe si Alpet shqiptare. Të shpallura si Park Nacional nga Parlamenti i Kosovës.

Me qendrën e skijimit, Rugova renditet si e katërta më e rëndësishme për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Skijimit.

LIQENI I BATLLAVËS​​​​​​​

Liqeni i Batllavës është një ndër më të mëdhenjtë në Kosovë. Ka një hapësirë prej 3.27 km².

Thellësia më e madhe është 48 metra.

Shërben edhe si burim i ujit të pijes për territorin e Prishtinës dhe Podujevës.


Gallery

  • 4.12 Gjelbrimi ne liqenin e Batllaves.JPG
  • 4.16 Liqeni i Badovcit.jpg
  • 4.26 Ujevara e Mirushes e ngrire gjate dimrit 1.jpg
  • 7.8 Bjeshket e Rugoves.jpg
  • 15391403_1057614684384035_3271742101441818144_o.jpg
  • 58.3 Brezovice.jpg
  • 10.82 Liqeni i Rubocit, Kamenice..jpg
  • 4.14 Kanioni i Drinit te Bardhe.jpg
  • 4.15 Kthesat e liqenit te Badovcit'.JPG
  • 4.16 Liqeni i Badovcit.jpg
  • 4.28 Ujevara e Radavcit.jpg
  • 4.29 Ura e Fshejte.jpg
  • 4.26 Ujevara e Mirushes e ngrire gjate dimrit 1.jpg
  • 4.27 Ujevara e Mirushes gjate dimrit.JPG
  • 7.4 Rugova.jpg
  • 7.13 Gjeravica.jpg
  • 7.24 Liqeni i Gjeravices.jpg
  • 10.5 Boge, Shtator 2017..JPG
  • 10.12 Fshati Tugjec, Komuna e Kamenices, 04 Mars. 2015..jpg
  • 10.17.JPG
  • 10.26.jpg
  • 10.27.jpg
  • 10.33.jpg
  • 10.31.jpg
  • 10.34.jpg
  • 10.46.jpg
  • 10.94 Rugove, shtator 2017,.JPG